leoni

Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dënimin e Sami Lushtakut

Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur. Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është po aq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku. Kjo parti  kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …