Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, pas analizës se bere me rastin e zbatimit të akt gjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës sa i takon pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona këto që i janë bartur Manastirit të Deçanit me një urdhër ekzekutiv të kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti dhe zbatimit të tij nga ana e Agjencisë Kadatsrale të Kosovës e drejtuar nga z.Avni Ahmeti, është sulmi me i madh juridik që i është bere rendit kushtetues të Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit tonë në vitin 2008.
Kosova është rasti i parë në Evropë i cili i zbaton ligjet e ish vendi kolonial Serbisë dhe që i njeh si të aplikueshme e të zbatueshme ligjet e ish pushtetit sundues. Rasti i pronave në Deçan është rasti konkret dhe argument i padiskutueshëm.
Andaj, duke marr për baza që zbatimi i akt gjykimit të kushtetueses për Deçanin, është sulm me i madh juridik kundër rendit kushtetuese të Republikës sonë dhe që tashme është e ditur se ky akt gjykim bazën e ka në akt dhuratat dhe ligjet e kohës së Millosheviçit, e kjo e fundit e potencuar edhe disa here nga kryeministri z.Kurti, vlerësojmë se është pjekur koha dhe është momenti që z.Albin Kurti të jap dorëheqje nga drejtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Dorëheqja e z.Kurtit nga detyra e kryeministrit është me se e nevojshme dhe tepër e domosdoshme për faktin se ai shkeli mbi fjalën e tij të dhëne, e të proklamuar që mbi dy dekada, madje e rikujtojmë së ai për ditë të tera e ka pas bllokuar e rrethuar Komunën e Deçanit me të vetmin qëllim që të kundërshtonte pretendime e kreut të Manastirit të Deçanit karshi Deçanit dhe pronave publike si dhe në kohen e tij dhe nga ai vet u lejua zbatimi i vendimeve të Millosheviçit në Kosovë.
Ne, kemi shpresuar që z.Kurti si kryeministër nuk do të lëshon pe sa i takon pronave në Deçan, por doli e kundërta dhe ai madje pranoj që të zbatohen vendimet e Millosheviçit në Kosovë dhe këtë e urdhëroj me nënshkrimin e tij.
Zbatimi në praktik i akt dhuratave dhe ligjeve të kohës së Millosheviçit në Kosovë me urdhrin ekzekutiv të z.Albin Kurti kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është maja e sulmit kushtetuese e juridik që beri fillimisht Gjykata Komunale e Pejës, me pastaj Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e pasuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe e vazhduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe në fund e realizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që sa me parë dhe me një procedure të përshpejtuar të miratoj një Ligj të veçantë apo Ligj special me të cilin do të i shpall të pavlefshëm të gjitha ligjet, vendimet, akt faljet dhe aktet nënligjore që i ka marr regjimi i Millosheviçit për Kosovën e sidomos për pronat e kishave dhe manastireve politik që janë ndërtuar në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999.
Është koha e fundit, madje e fundit që të miratohet një Ligj i tillë, pasi që rasti i pronave në Deçan është precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe madje do të shërbej si precedent i rrezikshëm i cili do të hap probleme të pariparueshëm për Kosovën dhe rendin tonë kushtetuese e juridik. Në lidhje me këtë ligj vite me parë i kemi dërguar edhe një shkresë zyrtare Kuvendit të Republikës së Kosovës, por kjo çështje mbeti në harrese nga kjo përbërjeje aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan