Deklarimet e Vetëvendosjes për rekordin e të hyrave kanë nxitur reagimet e opozitës, e cila konstaton se po manipulohet me shifra

Në një raport të Doganës së Kosovës thuhet se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur rreth 8 për qind më shumë. Mburrja e Lëvizja Vetëvendosjes për këtë rezultat  ka nxitur reagime të ekonomistëve të partive opozitare, të cilët kanë kritikuar se po manipulohet me shifra. Sipas Doganës, sukseset janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe qytetarët. Dogana deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind”, thekson Dogana. Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se qeverisja aktuale po kërkon shifra të cilat mund ta bëjnë të suksesshme, por që sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka asnjë sukses real në asnjë fushë. Qeveria e Kosovës po vazhdon të jetë në kërkim të çfarëdo shifre që potencialisht mund ta bëjë të duket si e suksesshme në ndonjë fushë. Fatkeqësisht, përveç skandaleve e aferave të njëpasnjëshme, nyk ka asnjë sukses real në asnjë fushë”, tha Arben  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …