Nasim Haradinaj: Shikoni, unë e njoh Donika Gërvallën që nga fëmijëria, qysh në parashkollor. Dhe nuk është hera e parë që ajo del me deklarata të tilla. Më vjen keq, sepse nganjëherë disa artistë të Hollywood-it, kur nuk arrijnë të bëhen të njohur për ndonjë rol artistik, krijojnë skandale për të dalë në pah.
Unë mendoj se Donika Gërvalla, në ditën kur u deklarua në këtë mënyrë, së pari e ka turpëruar babanë e vet. Ndonëse ka mbiemrin Gërvalla, ajo po dëshmon se dita-ditës po bëhet një klonim i Hajrie Pikiricës. Dhe më vjen shumë keq, sepse vajza e bardhë e Jusuf Gërvallës është shndërruar në një njollë të zezë, e cila është turp për babanë e saj dhe për familjen e saj.
Mirëpo, unë nuk çuditem fort, sepse Donika Gërvalla është një “surrogate e surrogates”. Nga ajo nuk presim asgjë tjetër. Ajo ka zgjedhur këtë rrugë. Pra, ka zgjedhur të përbaltë figurat kombëtare dhe të bëjë lojëra politike në dëm të interesave kombëtare.
Prandaj, mendoj se njerëzit që janë pranë saj, sidomos ata që thirren në patriotizëm dhe aktivizëm, duhet të distancohen sa më shpejt. Këtu përfshij emra si Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Avni Dehari, Sabri Kiqmari, Enver Dugolli, Shemsi Syla dhe shumë të tjerë. Gjithashtu, shokët e Jusuf Gërvallës, si Sabri Novosella dhe Smajl Smakiqi, duhet të reflektojnë dhe të marrin një qëndrim të qartë ndaj saj.
Unë mendoj se kjo ka nxitur një debat, i cili i bën dëm vetë shoqërisë dhe popullit tonë. Kjo tregon qartë se ose ka një mision të caktuar, ose është e çmendur. Prandaj, mendoj se as Duboviku dhe as Gllogjani nuk e shohin me mirësi këtë deklaratë.
Ajo duhet ta dijë se familja Haradinaj ka qenë gjithmonë pranë saj. Naim Haradinaj, pas vrasjes së Jusufit, është trajtuar si djali i shtëpisë nga familja jonë. Ne e kemi ndihmuar gjithmonë. Prandaj, çfarëdo që ajo të bëjë, e ka haram nga shtëpia jonë.
Në ditët pas luftës, kemi ndihmuar edhe fëmijët e familjes së saj, duke i çuar në Suedi për një jetë më të mirë. Prandaj, pres që ata të distancohen nga deklaratat e saj, sepse është e turpshme dhe e papranueshme.
Deklarata e saj është një poshtërim për vetë Jusuf Gërvallën. Kjo është një njollë e zezë për figurën e tij dhe për shtetin tonë.
Unë mendoj se ajo e ka bërë këtë deklaratë, sepse ka një mision të caktuar. Ajo ka problem me veten, me karrierën e saj dhe për këtë arsye bën deklarata të tilla. Jo vetëm tani, por edhe gjatë luftës ajo ka pasur të njëjtin qëndrim.
Ajo ka pasur lidhje me njerëz të dyshimtë, ka dhënë deklarata të paqarta dhe shpeshherë ka qenë kundër luftës çlirimtare. Kjo tregon se ajo ka probleme me vetë identitetin e saj dhe me rrënjët e familjes së saj.
Haradinajt ia kanë mbajtur gjithmonë krahun. Prandaj, është e papranueshme që ajo të dalë kundër atyre që i kanë ndihmuar familjen e saj. Në kohë lufte, ajo dhe familja e saj nuk kanë pasur guxim të mbrohen, ndërsa tani ajo sulmon ata që kanë derdhur gjak për lirinë e Kosovës.
Prandaj, ajo duhet të reflektojë dhe të jetë më e kujdesshme me deklaratat e saj. Nuk mund të hedhë baltë mbi ata që kanë sakrifikuar për vendin.
Jo, deklaratat e saj nuk mund ta dëmtojnë imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata që e kanë luftuar Kosovën, si Serbia dhe Greqia, nuk mund të ndryshojnë historinë tonë.
Por problemi është se këto deklarata krijojnë konfuzion dhe përçarje brenda shoqërisë sonë. Ajo nuk ka peshë për të ndryshuar historinë, por ka për qëllim të përçajë shqiptarët.
LDK-ja dhe të gjithë ata që e mbështesin duhet të reflektojnë. Kjo nuk është një çështje partie, por një çështje kombëtare.
Nëse Kurti nuk distancohet nga deklaratat e Donika Gërvallës, atëherë ai nuk e ka vendin në mesin e atyre që luftuan për këtë vend. Ai duhet të tregojë qartë se nuk pajtohet me qëndrimet e saj.
Nëse nuk e bën këtë, atëherë të gjitha degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës duhet të organizohen dhe të kërkojnë distancimin e tij nga ajo.
Unë falënderoj të gjithë ata që janë duke dëgjuar dhe i ftoj të reflektojnë. Kosova ka nevojë për unitet dhe respekt ndaj atyre që dhanë gjithçka për lirinë e saj.