leoni

Avdullah Hoti

Deklarimi për taksën i paraqitur në medie i kryeministrit Albin Kurti nuk ka qenë në pajtim brenda koalicionit

Deklarimi për taksën, para mediave, nga kryeministrit Albin Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit. Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore. Kështu deklaron zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, duke  u shprehur i vendosur se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke. Hoti thotë se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme. “Tregti me territore nuk ka. Nuk mund të diskutojmë këtë temë, besoj që kjo temë është mbyllur në bisedat e Vjenës dhe shpalljen e pavarësisë. Ata që duhet të bëjmë tash është të fuqizojmë shtetin e Kosovës brenda. Rendi dhe organizimi kushtetues brenda vendit është i padiskutueshëm, i panegociueshëm. Ne jemi për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, i cili duhet të qojë tek njohja reciproke”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …