leoni

Dekorohen ushtarët e FSK-së dhe Njësisë Speciale të Kosovës për sakrificën dhe angazhimin e tyre pas tërmetit në Shqipëri

Dekorohen ushtarët e FSK-së dhe Njësisë Speciale të Kosovës për sakrificën dhe angazhimin e tyre pas tërmetit në Shqipëri

Kryetari shqiptar, Ilir Meta ka dekoruar ushtarët e FSK-së dhe Njësisë Speciale të Kosovës për sakrificën dhe angazhimin e tyre të pashoq pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Pjesëtarët e FSK-së janë dekoruar me dekoratën e artë të Shqiponjës, për sakrificën e pakuesyer të tyre. Pjesëtarët e Njësisë Speciale me dekoratën Kalorës i Urdhërit të Flamurit. Dekoratë është dhënë edhe për zjarrfikësit, minatorët dhe njësi tjera të veçanta. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kujtojmë se pas goditjes së tërmetit që la 51 viktima në Shqipëri, Kosova është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Po ashtu, mijëra qytetarë janë angazhuar për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Qeveria e Kosovës, përpos ndihmës prej 500 mijë eurosh, ka hapur edhe  kampin në Prizren ku aktualisht janë të strehuar më shumë se 500 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …