Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte ka mbështetur dhe ka lavdëruar sulmet ruse në Siri kundër opozitës, kundër popullatës civile dhe forcave të tjera antiassadiste. Duke fshehur faktet se Rusia sulmet në Siri i ka ndërmarrë kryesisht dhe krejtësisht kundër forcave kryengritëse, Del Ponte vihet në anën e xhelatit dhe diktatorit sirian, Bashar Assad, i cili në luftën pesëvjeçare kundër shumicës sunite ka vrarë së paku 300.000 sirianë dhe ka dëbuar nga vendi më shumë se dhjetë milionë të tjerë. Ajo ka kërkuar që në bisedimet për Sirinë të përfshihet edhe kryekrimineli, Assad. Përkrahja që del Ponte iu jep regjimeve kriminale e despotike tregon më së miri fytyrën e saj të vërtetë, karakterin dhe urrejtjen e saj patologjike kundër forcave progresive kudo në botë. (Al Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …