Ambasadori i Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi sot se ka nevojë edhe për më shumë punë për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. “Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive. E pranoj se kjo ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet për të siguruar sigurinë. Protesta paqësore do të tregonte më mirë Kosovën që njoh”, tha diplomati amerikan. Ndërkohë mbasadori i Amerikës, në Beograd, Kyle Scott, tha se tensionet gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve. Diplomati amerikan theksoi se barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të Vuçiqit në fshatin Banjë, por ishte mirë që pjesa tjetër e vizitës kaloi pa incidente.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …