Delawie: Duhet që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Delawie: Duhet që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Organizuar nga ambasada amerikane në vendin tonë, në Prishtinë është organizuar pritja tradicionale për të shënuar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ambasadori amerikan, Greg Delawie porositi udhëheqësit e vendit tonë dhe drejtuesit e partive politike që të bashkohen rreth dialogut me Serbinë, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. “Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Nuk ka asgjë tjetër për veç të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë dhe gjatë diskutimit, liderët e Kosovës duhet të tregojnë lidership të vërtetët, që ta gjejnë mënyrën për t’i realizuar qëllimet dhe për të përgatitur rrugën drejtë Bashkimit Evropian” theksoi ambasadori amerikan, Greg Delawie. Ai foli më tutje edhe për pasojat që ka pasur Kosova nga fusnota duke thënë se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë e rënduar nga shenja e asteriksit,  që ka penguar ndërkombëtarisht dhe për këtë arsye ju jeni duke e paguar çmimin. Për këtë arsye bizneset ndërkombëtare ju quajnë servis politik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …