Delawie: Shpresoj t’i shoh këtë vit institucionet edhe më të forcuara

Delawie mbështeti institucionet e Kosovës në nismën drejt rrugës së pajtimit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përgëzuar institucionet e vendit për hapat e ndërmarrë drejt rrugës së pajtimit. Ai tha se komisioni për të Vërtetën dhe për Pajtim duhet të jetë i pavarur dhe transparent si dhe duhet të përfshijë qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Individëve që marrin pjesë në këtë komision dhe rrëfejnë përvojat e tyre, duhet t’u ofrohet mbrojtje nga qeveria dhe vet komisioni. Ky komision duhet të jetë plotësues dhe duhet të kërkohet ndjekje penale ndaj përgjegjësve për krimet. Shpresoj që ky proces do të përfshije qytetarët e të gjitha etnive. ShBA do të mbesin partneri juaj përderisa kërkoni drejtësinë dhe të vërtetën, theksoi Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …