Delawie: Politika e jashtme amerikane nuk do të ndryshojë ndaj Ballkanit as ndaj Kosovës

Delawie: SHBA- të do të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie, ka vlerësuar lartë fushatën zgjedhore për të cilën ka thënë se ishte e qetë dhe pa incidente. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje duke thënë se ardhmja e vendit është në duart e qytetarëve dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës gjatë rrugëtimit të tyre. “Ne, po ashtu do të qëndrojmë pranë vendimit tuaj demokratik gjersa përfaqësuesit tuaj të ri përballen me sfida dhe mundësi të rëndësishme në muajt dhe vitet që vijnë. Por ky vendim varet nga ju dhe vetëm nga ju –qytetarët e Kosovës.  Prandaj dilni dhe votoni! Zgjidhni liderët që nuk janë të korruptuar, atë të cilët do t’ju përfaqësojnë juve dhe interesat më të mira të shtetit tuaj; ata që punojnë shumë për të përmbushur fatin e Kosovës në zemër të Evropës. E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja” ka thënë mes tjerash ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …