Ministri i FSK-së, Haki Demolli bashkë me komandantin e kësaj force, gjenerallejtënant Rrahman Ramën pritën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie. Ministri, Demolli shprehu falënderimin për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ngritjen profesionale të FSK-së, siç është bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës. Poashtu, ministri i FSK-së shprehur falënderimin ndaj ambasadorit amerikan për kërkesën e Kongresit Amerikan që të fillojnë përgatitjet që Kosova të hyjë në Programin e Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s. Gjatë takimit, ambasadori amerikan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta përkrahin procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …