Ish-ambasadori amerikan, Greg Delawie, mirëpret interesimin e kandidatit për kryetar të SHBA-ve, Joe Biden për Kosovën

Delawie: Të gjitha vendet e Ballkanit edhe Kosova do të jenë në gjendje që t’i bashkohen BE-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka thënë se e sheh pozitive Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, në të ka shumë elemente të rëndësishme për Kosovën që janë pozitive. “Ajo më pozitivja është se thotë se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën do të jenë në gjendje që t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, ka thënë Delawie në TV21. Ai ka shtuar se udhëheqësit duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre për t’i ofruar ndryshimet që priten.

Delawie ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovës-Serbi, me ç’rast tha se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale.  “Dokumenti i BE-së qartazi e thotë se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale mes shteteve anëtare të saj dhe thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë një ujdi detyruese dhe duhet ta bëjnë këtë urgjenti”, ka shtuar Delawie. Ambsadori amerikan ka thënë se Kosova duhet të punojë në marrëdhëniet me Serbinë dhe këtë duhet ta bëjë për interesin e vetë, po ashtu duhet ta bëjë edhe për t’i përmbushur ambiciet për në BE.  “Nuk dëshiroj që Kosova të mbetet prapa”, përfundoi ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …