Ministrit i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, priti të martën në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij. Ai foli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së. “Ne e përkrahim transformimn e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë komunitet dhe ti kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Delawie. Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …