Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Albin Kurti, kryetarja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë qëndruar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në shënim të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në delegacionet e dy shteteve po marrin pjesë edhe shumë pjesëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe të Kosovës, krerë nga partitë opozitare, personalitete të njohura të vendit e më gjerë. Po ashtu sot po qëndrojnë për nderim, përkujtim dhe homazhe në Prekaz dhe invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, dhe qytetarë të shumtë liridashës nga Kosova dhe trojet shqiptare, të cilët po nderojnë sakrificën e Jasharëve në Ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
