BE

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia takohen ditën e martë në Bruksel

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia takohen ditën e martë në Bruksel, ndërsa bisedimet do të udhëhiqen nga Marko Gjuriq dhe  Avni Arifi. Vazhdimin e dialogut të martën, mes Kosovës dhe Serbisë, e ka konfirmuar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. Ajo ka thënë se krerët e ekipeve teknike negociuese, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi e kanë konfirmuan pjesëmarrjen në bisedimet që do të mbahen nga 16 deri në 18 janar në Bruksel. Është parashikuar që brenda tri ditëve në rendin e ditës të jenë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Liria e Lëvizjes dhe Gjyqësia. Këtë vit dialogu do të jetë në nivel presidencial, por takim mes kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq ende nuk është planifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …