leoni

Delegacionet nga Kosova e Serbia takohen në Berlin, në përpjekje të zhbllokimit të dialogut

Delegacionet nga Kosova e Serbia takohen në Berlin, në përpjekje të zhbllokimit të dialogut

Në përpjekje për të zhbllokuar dialogun Kosovë – Serbi, Gjermania ka ndërmjetësuar një takim në Berlin ndërmjet palës kosovare dhe serbe ku kanë marrë pjesë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë. Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga Selim Selimi, shef i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj ndërsa nga pala serbe delegacionin e ka kryesuar Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, e ku takimet në kryeqytetin gjerman janë mbajtur dje. Gjithçka ka pasur të bëjë me vazhdimin e bisedimeve të nivelit teknik, ndërkohë që delegacioni i Kosovës ka bërë me dije se nuk ka pasur autorizime të flas rreth çështjes së taksës sikurse edhe për çështjet e nxehta politike siç është Asoaciacioni dhe temat tjera. Udhëtimin në Gjermani dhe takimin me Gjuriq e ka konfirmuar ish – shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë Avni Arifi i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Arifit, në Berlin pala kosovare ka kërkuar nga pala serbe dhe ndërmjetësve gjermanë që të mos ketë kushtëzime të dialogut dhe që bisedimet të vazhdojnë në Samitin e Parisit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …