Në zyrën e tij, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim, një delegacion nga Austria dhe nga Organizata CIMIC, me të cilët ka biseduar për projektet e ardhshme për Komunë. Përfaqësuesit austriakë, Monika Hofer dhe përfaqësuesit e Organizatës CIMIC, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për mikpritje dhe për bashkëpunimin që po e tregon çdo herë. Kryetari Muharremaj ka thënë se: “do të jemi vazhdimisht në bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të komunës së Suharekës, duke i shërbyer atyre me projekte të ndryshme”, normalisht duke i falënderuar për përkrahje edhe mysafirët që kishte prezent në zyrën e tij.