Delegacioni FKS-së u prit në takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë

Delegacioni FKS-së u prit në takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë

Një delegacion i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përbërë nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri, Burim Ramadani dhe këshilltari ushtarak i komandantit kolonel Jeton Dreshaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Slloveni në fushatën  informuese për tranzicionin e FSK-së.      Në vizitën e tij të parë,  delegacioni i FSK-së u prit nga Ales Mismas, drejtor për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë.   Gjatë takimit, gjeneral Rama e njoftuan drejtorin për politika Ales Mismas me të arriturat e përgjithshme të FSK-së dhe në veçanti me procesin e tranzicionit të FSK-së. Kurse, Mismas pasi falënderoi delegacionin e FSK-së për vizitën, tha: “Angazhimi i përbashkët Kosovë-Slloveni në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, si dhe rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO,  janë çështje në të cilat Sllovenia mbështet Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …