Delegacioni i BE-së ka kërkuar nga akterët politik të Shqipërisë që ta shmangin dhunë gjatë zgjedhjeve

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga akterët politik të Shqipërisë që ta shmangin dhunë gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit. “Qytetarët duhet të kenë mundësi dhe kushte të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në mbështetjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformave në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, thuhet në mes tjerash në deklaratën e delegacioni të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …