Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pritur nga senatorja Joni Ernst në Washington D.C. Në takimin që zhvilloi delegacioni i MFSK-së me senatoren nga Iowa u diskutua për angazhimet e përbashkëta Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe për aftësimin e Kosovës në përballje me sfidat rajonale dhe globale. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nënvizoi gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në sigurinë e rajonit dhe më gjerë. “FSK është e gatshme të fillojë tranzicionin në mandat ushtarak, duke u bazuar në Planin afatgjatë që e kemi të koordinuar. FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, shumetnike, e besueshme dhe e gatshme”, tha gjeneral Rama. Ndërkaq, senatorja Ernst shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e saj për vazhdimin dhe mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për siguri dhe mbrojtje.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …