Delegacioni i Kosovës takohet sot në Bruksel me atë të Serbisë. ky takim vjen pas tensionimit të situatës në veri

Delegacioni i Kosovës takohet sot në Bruksel me atë të Serbisë, ky takim vjen pas tensionimit të situatës në veri

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të mbajnë takimin e tyre të radhës këtë të mërkurë në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano. Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës. Ndërsa, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar për lajmi.net se në takimin e delegacioneve pritet të marrë pjesë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës. Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhjen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …