Delegacioni i MFSK-së zhvilloi takime në Senat dhe në Departamentin e Shtetit

Delegacioni i MFSK-së zhvilloi takime në Senat dhe në Departamentin e Shtetit

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni i MFSK-së ka vazhduar takimet zyrtare në Senatin Amerikan dhe në Departamentin e Shtetit. Zëvendësministri i FSK, z. Burim Ramadani, dhe Komandanti i saj, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë pritur në Washington D.C në takime të ndara nga Senatori Gary Peters, si dhe nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer. Në takimin me Senatorin nga Michingan, Gary Peters, u diskutua për angazhimet e përbashkëta Kosovë – SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu u diskutua për aftësimin e Kosovës në përballjen me sfidat rajonale dhe globale. Ndërsa, në takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mattew Palmer, u diskutua mbi procesin e tranzicionit të FSK-së, planin afatgjatë të zhvillimit dhe përpjekjet e Kosovës në marrëdhëniet rajonale dhe euro-atlantike. Në të dy takimet e ndara, z. Peters dhe z. Palmer theksuan mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, si nga Senati, po ashtu edhe nga Qeveria amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …