Ministri i Financave të Serbisë, Sinisha Mali, pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, ka konfirmuar atë që kanë shkruar më herët mediat serbe, se kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka vënë mbi tavolinë letra, ku në një prej pikave thuhet se duhet të vijë deri te njohja e përbashkët e dy shteteve: Kosovë – Serbi. “Kemi pranuar një letër, që është më e vështira qëkur kemi nisur bisedimet me Prishtinën. Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke. Nga 20 njerëzit në bisedime, jo vetëm shqiptarët, në çdo fjalë tonë ka reagime agresive”, ka thënë ministri serb. Sipas tij, shumë pak është folur për temat e ekonomisë. “Pika 10 ka të bëjë me njohjen reciproke. Ka edhe tema ekonomike që kanë të bëjnë me infrastrukturën, autostradat, hekurudhat e të tjera”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …