leoni

Muri në Mitrovicë

Delegacioni i Kosovës zotohet në Bruksel se nuk do ta prish murin-ndarës në veri të vendit

Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë, në Bruksel është zotuar para shefes së BE-së, Federica Mogherini, se nuk do të ndërmarrë veprime të njëanshme të cilat mund të çojnë në tensione me Serbinë. Një muaj më parë krerët e Shtetit ishin zotuar se pavarësisht pasojave do të rrënohej muri-ndarës  i ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, më së largu deri më 31 janar.  Sipas asaj që kanë thënë tani zyrtarët e lartë të Kosovës, në takimin e 1 shkurtit problemi i murit nuk do të jetë madje as temë diskutimi. Marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin – janë temat që, sipas Qeverisë, do të diskutohen në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …