Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, për herë të parë është akredituar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Pjesëmarrësit e delegacionit nga Kuvendi i Kosovës, janë pajisur me kartela identifikuese dhe tani posedojnë edhe zyrë si çdo delegacion tjetër anëtar. Delegacioni i përbërë nga kryetari i delegacionit të përhershëm, Xhavit Haliti, dhe anëtarët: Aida Derguti e Slobodan Petroviq, është duke marr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, e cila është duke zhvilluar punimet nga data 23-27 janar 2017.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …