Delegacioni nga Kosova i përbërë nga Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Shvarc, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Maqedo0ninë e Veriut. Nga qeveria e këtij shteti kanë njoftuar se fillimisht u mbajt takimi në mes të Albin Kurtit dhe Kristian Mickosit, për t’u pasuar me takim të delegacioneve qeveritare. Është njoftuar po ashtu se pas përfundimit të takimit do të mbahet një konferencë të përbashkët për gazetarë nga krerët e dy qeverive. Më herët zëvendësi i kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i ka uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …