leoni

Delegacioni nga Parlamenti i Austrisë u takua me dy komisione të Kuvendit të Kosovës


kuadër të takimeve në Kuvendin e Kosovës, Grupi i Miqësisë Austri -Kosovë
i Parlamentit të Austrisë sot realizoi dy takime të ndara me dy komisione
parlamentare. Delegacioni nga Kuvendi i Austrisë u prit në takime nga
drejtuesit e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës dhe me
drejtues të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës se
Kosovës. Pas takimeve të zhvilluara, kryetari i këtij grupi Christoph Vavrik
tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Austrisë janë të shkëlqyeshme dhe se Kosova
e ka mbështetjen e sigurt nga Austria për shtetndërtim dhe aspiratat e saj për
integrime. Ai kërkoi që gjatë këtij viti, pozita dhe opozita të dialogojnë më
shumë me njëra tjerën dhe që Kuvendi I Kosovës të bëjë më shumë se sa ka bërë
në vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …