Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në një njoftim dërguar medieve bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 16:00. Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë udhëhiqet nga kryetari i Nismës Socialdemorate, Fatmir Limaj dhe nga Shpend Ahmeti kryetar i PSD-së.
