Blerta Deliu-Kodra: Kjo qeveri me sjellje aventureske ka krijuar pasiguri në veri dhe i ka mbyllur dyert me diplomacitë e vendeve mike

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se për shkak të sjelljes, aventureske, të kryeministrit Albin Kurti, sot në pjesën veriore të vendit ka më pak siguri, shtet, rend e ligj. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ajo bëri thirrje për lirim të menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. “Sot 8 ditë pas policët tanë po mbahen në paraburgim me akuza të pabaza e me trajtim të pa dinjitetshëm njerëzor. Ndërkohë thirrja jonë mbetet e njëjtë lirimi i menjëhershëm i tyre pa asnjë kusht. Fatmirësisht thirrje të tilla prej ditëve të para kanë bërë edhe miqtë ndërkombëtar të Kosovës SHBA, Mbretëria e Bashkuara, BE. Shpresojmë dhe besojmë se angazhimi i të gjithëve do të  mundësojë kthimin e zyrtarëve policor në punën dhe te familjet e tyre. Mirëpo nëse në këtë pikë jemi gjithë njëzëri ne fatkeqësisht jemi më shumë se kurrë të shqetësuar për nivelet e bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me partnerët e saj strategjikë. Sot qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i ka mbyllur dyert me diplomacitë e vendeve mike, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …