Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në luftën kundër pandemisë duhet të bashkohen të gjithë dhe jo ta politizojnë atë. Ajo në rrjetin social ka shkruar se politizimi i kësaj çështje dekurajon qytetarët. “Pandemia është një betejë shëndetësore që na takon të gjithëve ta luftojmë dhe nuk do të duhej ta degjenerojmë në një konfrontim të ulët politik. Politizimi i skajshëm me pandeminë për kalkulime ditore vetëm sa dekurajon qytetarët në përballjen me Covid-19. Shqetësim i yni duhet të jetë kërcënimi i shëndetit të qytetarëve dhe jo përdorimi i tyre për qërim hesapesh politike”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …