Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka theksuar se Qeveria Kurti 2 është karakterizuar me afera dhe skandale të shumta korruptive. Gjatë konferencës për medie, ajo theksoi se rasti i fundit i arrestimit të Kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, njeriu i Lëvizjes Vetëvendosje, Hasan Krasniqi, është vetëm njëri nga vargu i gjatë i zyrtarëve të partisë në pushtet që është përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjatë konferencës për medie, deputetja, Blerta Deliu-Kodra ka përmendur edhe shumë skandale e afera tjera të ndodhura gjatë Qeverisë Kurti. “Besnik Mujeci: asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i arrestuar në Shqipëri me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Nagip Krasniqi: Ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, tani Kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, i arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesi. Nënshkrim i kontratave të dyshimta në vlerë prej miliona eurove. Faruk Mujka: Ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilin, mediat kanë raportuar se si Komuna e Mitrovicës në kohën sa udhëhiqej nga Agim Bahtiri, vendosi që sallën e leximit të bibliotekës në Mitrovicë ta shndërrojë në kafiteri Ridvan Muharremi: Mik dhe bashkëpunëtor i Vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore. Mbi 600 mijë euro është dëmi që Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se i është shkaktuar buxhetit të shtetit. Ambasadori Berishaj, si e dini, është përfshirë në një skandal të madh rajonal financiar, në tregtimin e energjisë elektrike, i cili dyshohet se peshon miliona euro, ndërsa vet ambasadori Berisha dyshohet se ka përfituar 600 mijë euro nga filiali i kompanisë GEN-I, me seli në Beograd”, ka theksuar mes tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …