Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka komentuar mospajtimet brenda koalicionit aktual qeverisës në Kosovë. Me anë të një postimi ajo ka thënë se në Kosovë konsiderohet se dy qeveritë e fundit kanë rënë si rrjedhojë e mospajtimeve të partnerëve për dialogun. Sipas saj, përplasjet e fundit po tregojnë se as koalicioni aktual nuk e ka dakorduar këtë çështje. “Qeveritë duhet ta trajtojnë dialogun si agjendë kombëtare ku përfshinë gjithë faktorët politik dhe publik, përndryshe do ta kenë fatin e njëjtë, të shkurtër”, thuhet në postimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …