Blerta Deliu-Kodra

Deliu: Sa ishte në opozitë, kryeministri Kurti i quante super kriminel shkelësit e Kushtetutës së Kosovës

Me rastin e Ditës së Kushtetutës, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kujtuar se si i quante dikur kryeministri Albin Kurti, shkelësit e Kushtetutës. Ajo ka shkruar se sa ishte në opozitë, kryeminsitri I tashëm, Albin Kurti deklaronte se kush e shkel kushtetutën është “super-kriminel”. “Sot 15 vjet më parë u ratifikua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akti më i rëndësishëm juridik në vend. Të gjithë ata që shkelin kushtetutën, Albin Kurti i pati quajtur me një term jo fort të lehtë “Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin kushtetutën janë super-kriminel. Ndërkohë që, Qeveria e Vetëvendosjes do të mbetet në historinë politike të Kosovës si Qeveria që u tregua shumë herë e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës. Ishte pikërisht ky kryeministër bashkë me ekipën e tij që “vunë këmbën” shumë herë mbi Kushtetutën e Kosovës” ka shkruar deputetja, Blerta Deliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …