Demantohet dezinformata e deputetit të Sali Berishës. Luçiano Boçit se gjatë qëndrimit të Aleksander Vuçiqit, ishte mbuluar busti i Adem Jasharit, që gjendet në resortin në Elbasan ku darkuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ekipi i Klan Kosovës ka demantuar një raportim i tillë, meqë pamjet nga vendi dëshmojnë të kundërtën. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dje kishte deklaruar se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin ku po darkonte kryeministri Rama me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, është mbuluar për të mos e parë kryetari i Serbisë, Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …