Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe as liberalizimi i vizave nuk e shpëton askënd nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së. Sipas tij çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është politizuar, sepse ka qenë vetëm një proces teknik, në të cilin ekspertët do ta thonë fjalën e tyre. Lutfi Haziri duke aludua në kreun e opozitës paragjykon se të gjithë krerët e saj do të arrestohen nga Gjykata Speciale, edhe pse ai nuk ka përmendur emra konkretë. Problemi nuk është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, por është problem në mes të shumicës dhe pakicës politike në Kosovë, ka thënë mes tjerash Haziri për “Zërin”.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …