Dëme të konsiderueshme nga breshëri në Skenderaj

Breshëri që ka rënë gjatë pasdites së hënë në territorin e Komunës së Skenderajt ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra. Sipas vlerësimeve fillestare dëmet janë të mëdha sidomos në bujqësi duke përfshirë; sipërfaqet e mbjella me misër, me pemë dhe perime, me qepë dhe në serra. Por ende nuk dihet saktësisht vlera e dëmeve të shkaktuar.

Komuna e Skenderajt tashmë ka formuar Komisionin përkatës për vlerësimin e dëmeve  i cili do të mbledh të dhëna të sakta në lidhje me dëmet e shkaktuara. Ndërkohë edhe fermerët kanë filluar që në mëngjesin e së martës të raportojnë për dëmet e shkaktuar në pronat e tyre bujqësore.

Komuna e Skenderajt, pas mbledhjes së të dhënave për dëmet e shkaktuar nga breshëri, do të bëjë raportin e vlerësimit të dëmeve, raport ky që do t’i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë, bashkë me kërkesën për kompensimin e dëmeve.

Fshatrat më të prekura nga reshjet e breshrit janë: Polaci, Prekazi, Prelloci, Kozhica, Çirezi, Krysheci, një pjesë e qytetit të Skenderajt, e të tjera.

Breshëri që ka rënë në Skenderaj ka qenë shkatërrues për shkak të sasi së madhe, kohëzgjatjes së rënies dhe për shkak të madhësisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …