Dëme të mëdha nga djegia e një objekti në Banjë të Malishevës

Të enjten pasdite, një zjarr që ka kapluar një objekt të gjatë në fshatin Banjë të komunës së Malishevës, është përcjellë me dëme të mëdha. Në këtë objekt, ishte një shtallë për bagëti, i përcjellë me një pleme për ushqim të bagëtive, pastaj një pjesë me mekanizëm bujqësor dhe të tjera. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe Policia, të cilët kanë intervenuar në fikjen e zjarrit. Komandanti i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, deklaroi se me të marrë informacionin, kanë ndërhy me dy njësi të zjarrfikësve dhe tre kamion për fikjen e zjarrit, ndërsa nga zjarri nuk ka të lënduar. Prona e djegur, është e Nuhi Telakut, i cili ka thënë se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi në këtë objekt ka qenë shtalla, ushqimi për bagëti, si dhe mekanizimi bujqësor, si motokultivator dhe mekanizmi tjetër.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë marrë më shuarjen e zjarrit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …