Dëme të mëdha nga vërshimet dhe përmbytjet në Rahovec, kërkohet përkrahje urgjente nga Qeverisa

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u ballafaquar me gjendje të rënduar, pas reshjeve të shumta të shiut, e për këtë qëllim kemi formuar edhe Shtabin Emergjent të komunës së Rahovecit, i cili është mbledhur, sot në orën 10:00. Përmbytjet nga ujërat dhe pasojat që kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. i kemi parë nga afër në shumë zona të komunës sonë, posaçërisht, në: Fortesë, Sapniq, Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Dejnë, Krushë e Madhe, Nagac, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol, etj. Me vendimin tim do të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat do të regjistrojnë dëmet e mëdha si në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike. Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve. Derisa moti të përmirësohet, probleme të tilla do të mund të na përsëriten, andaj bëjmë thirrje që rastet tuaja t’i adresoni në këtë numër emergjent: *029-277-555- Njësia e zjarrfikësve-Rahovec. Drejtoria e Shërbimeve Publike me Njësinë e Zjarrfikësve, Drejtorinë e Bujqësisë, Stacionin Policor Rahovec, kompanitë e kontraktuara nga komuna jonë dhe ekipet e shumta vullnetare, janë duke punuar pandërprerë, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronave të tyre si dhe për evitimin e rrezikut nga vërshimet, si dhe sanimin e pasojave. Nëse vazhdojnë reshjet me intensitet të lartë, dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Si Kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar dhe kërkoj ndihmë nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, e për t’i kompenzuar dëmet e mëdha të cilat do të dihen pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona, të cilat do t’i evidentojnë ditëve në vijim. Njëkohësisht, ju bëj thirrje qytetarëve të rrisin kujdesin dhe mos të lëvizin në pikat ku ende ka pasiguri dhe rrezik. Ne jemi në terren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë, ka njoftuar kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i bazen uji

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …