Demir Limaj ka dëshmuar në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, në procesin gjyqësor kundër Dragisha Milenkoviçit, ish-gardian

Demir Lima, i cili u arrestua më 31 janar 1997 si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u dënua me 8 vite burg, ka dëshmuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë në procesin gjyqësor ndaj Dragisha Milenkoviçit, ish-gardian në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit gjatë periudhës 1997-1999. Milenkoviç është akuzuar për krime lufte. Këto veprime të organizuara dhe sistematike nga gardianët serbë të burgut, të cilët ishin nën udhëheqjen e drejtori të atëhershëm të burgut, Ljubomir Cimburoviç. Rrahjet çnjerëzore ndaj të burgosurve politikë shqiptarë, përfshirë edhe ata të plagosur që ishin transferuar nga burgu i Dubravës në atë të Lipjanit pas masakrës në Dubravë nga 19 deri më 24 maj 1999, ku mbi 118 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 130 u plagosën. Limaj tha para trupit gjykues: Unë mund të tejkaloj vuajtjen dhe dhimbjen time personale, sepse fal Zotit sot jam gjallë dhe kam familje, por nuk mund të falë vdekjen dhe torturën e pjesëtarëve të UÇK-së, Besnik Restelica dhe Januz Zeneli, për të cilat ka dijeni i akuzuari, Milenkoviç.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …