Ish-komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, koloneli, Dritan Demiraj ka shkruar së ndjehet krenar me rininë e Kosovës e cila bën pjesë në radhët e FSK-së, ai ka thënë së transformimi i kësaj force në ushtri vetëm sa do ta siguroj stabilitetin në rajon por edhe do t’i shuaj orekset e të gjithë atyre që i kanë ndaj tokave shqiptare.
“Krenar me djemtë dhe vajzat që parakaluan sot në 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit të dytë të shqiptarëve. Kosova ka rini të mrekullueshme në të cilën po të investohet me mençuri do të kemi një nga forcat e armatosura më profesionale në rajon. Uroj që FSK të transformohet sa më shpejt në Forcat e Armatosura, pra në ushtrinë e Kosovës, sepse kështu do të sigurohej stabiliteti i Ballkanit. Me dy ushtri profesionale shqiptare, të gjithë ata që kanë orekse ndaj trojeve tona është e sigurtë që do t’i shuhet dhe do të konsiderojnë me kujdes se si do të na qasen”, ka shkruar ai në një postim të tij.