Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje

Abdullah Klinaku, lider i Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje. “Formimi i Ministrisë për Familje e cila do të kishte në përgjegjësi dhe kompetencë hartimin e politikave, legjislacionit dhe planeve financiare për mbështetjen e fuqishme të familjes është shtyllë për mbrojtjen e familjes. Formimi i Ministrisë së Familjes është praktikë e vendeve që synojnë ta ruajnë familjen”. Si model dhe studim më i thelluar rreth kësaj do të mund të merret shteti gjerman ku kjo ministri është funksionale. Kompetencat e kësaj ministrie konsistojnë në mendimin politik i cili ka për qëllim krijimin e politikave pro familjes, hartimit dhe miratimit ë legjislacionit që synon kujdesin ndaj familjes si dhe hartimin dhe nxjerrjen strategjive për kategori të ndjeshme brenda familjes”, ka thënë Klinaku, i cili në listën e koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, mban numrin 30. Ai ka thënë se Ministria për Familje do të jetë përgjegjëse për një gamë të gjerë detyrash dhe fushash politike që fokusohen në mbështetjen e familjes, mbrojtjen e gruas, fëmijëve dhe të rinjve, ndihmën për të moshuarit si dhe mbështetjen për personat me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …