Koalicioni i Organizata Jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se deri në ora 17.00 kanë votuar 38.9 për qind e qytetarëve. Aktivisti i këtij koalicioni, Eugen Cakolli ka theksuar se janë dy rajone që kanë mesataren mbi mesataren e nivel vendi. “Është raportuar që procesi është duke vazhduar i qetë. Megjithatë vlen të përmendet që vëzhguesit tanë, kanë raportuar se pjesa e pasdites, ka qenë më e qetë dhe me më pak parregullsi dhe incidente. Deri në orën 17:00 kanë votuar 38.9 për qind. Sa i përket daljes në kuptim të regjioneve, janë dy rajone që kanë mesataren mbi mesataren e nivel vendi, rajoni i Prishtinës me 46 për qind, rajoni me shumicë serbe dhe rajoni i Ferizajt” ka theksuar Eugen Cakolli nga koalicioni i Organizata Jo Qeveritare “Demokracia në Veprim”.
