Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuare se procesin zgjedhor që po mbahet sot në vendin tonë do ta mbikëqyrë me 550 vëzhgues në terren. Këta do të raportojnë në intervale të rregullta përgjatë ditës së zgjedhjeve për mbarëvajtjen, procesin e tërësishëm dhe numërimin e votave. Po ashtu ka njoftuar se kjo po bëhet me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor. Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar po ashtu se gjatë ditës së sotme do t;i mbajnë 4 konferenca për medie. Konferenca e parë do të mbahet në ora 9.00, e dyta në ora në 13:30, e treta në 18:30 ndërsa konferenca e fundit në 20:30.
![Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/demokracia-ne-veprim.jpg)