Organizata “Demokracia në Veprim” ( DnV) ka kërkuar që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve për deputetë. Në reagimin e kësaj organizata thuhet se nga “Audio dhe video incizimi tregon se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një subjekti politik. I dyshuari po ashtu tregon se sa para kishte marr ai dhe dy persona të tjerë brenda QNR-së për të ndryshuar votat e një kandidateje për deputete të Kuvendit të Kosovës, që ajo të bëhej pjesë e legjislaturës së VIII Demokracia në Veprim, i bënë thirrje Prokurorit të Shtetit që me urgjencë të fillojnë hetimet dhe të marrin masat adekuate që të mos lejohet deformimi i vullnetit të votuesve nga dyshimet për falsifikimit e votave brenda QNR-së, thuhet në mes tjerash në reagimin e organizatës “Demokracia në Veprim”.
Kontrolloni gjithashtu
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …