Studentë të organizatës “Demokracia Studentore”, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Kishës ortodokse në serbe në pronat e Universitetit të Prishtinës. Një numër i studentëve që ishin mbledhur mbanin në dorë një pankartë ku prezantoheshin masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mbante mbishkrimin “Kërkojmë qe objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviq në Kampusin Universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi qe i ka kryer Serbia në Kosovë”. Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me zhvillimin e këtyre aksioneve simbolike, si dhe do të vazhdojnë edhe me protesta, nëse nuk ndalen punimet në kishën politike serbe të ndërtuar dhunshëm në kohën e regjimit gjakatar të Milosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …