Demokracia Studentore ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në punën profesionale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pasi që programet të cilat janë hapur në universitetet e mbyllura nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë. Sipas kësaj organizate, universiteteve që nuk ju kanë akredituar programet, rektorëve dhe politikës ju kanë shërbyer vetëm për t’i punësuar njerëzit e tyre dhe janë në dëm të studentëve pasi që në këto universitete ka sasi dhe jo cilësi. “Ne të gjithë e dimë që shumica e rektorëve të universiteteve të hapura pasluftës janë emëruar nga politika e theksojmë se para pak ditësh rektor i universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë është zgjedhur një anëtar i kryesisë së PDK-së dhe kryeministri nuk ka reaguar fare edhe pse është shkelur statuti i universitetit”, ka deklaruar Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …