leoni

Demokracia Studentore: Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jep dorëheqje ose te shkarkohet

Demokracia Studentore: Rektori i UP-së “Hasan Prishtina” duhet të jep dorëheqje ose te shkarkohet

Demokracia Studentore thotë se ka mirëpritur vendimin e shkarkimit të bordit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqeri Bytyqi dhe e cilëson si vendim të drejtë dhe në kohë. Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore thotë se tash e tutje do të kërkojmë edhe shkarkimin e Rektorit Marjan Dema, pasi që deri më tani as edhe një të mirë nuk i’a ka sjellë Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe ka dështuar në menaxhimin e tij, si dhe në shumë sfera, problemet e UP-së janë të shumta si nga mungesat e profesorëve cilësia, problemet me SEMS, politizimi, e deri te keq menaxhimi i buxhetit, inatet personale dhe shumë faktorë të tjerë që janë dëshmi që ky rektor duhet të shkarkohet! “Dështimet e Rektorit janë të shumta si në neglizhencën të cilën e ka bërë për mos mbrojtjen e tokës së UP-së që e ka humbur Universiteti ndaj Kishës Ortodokse Serbe e cila është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshoviç”, thuhet në komunikatën për media të Demokracisë Studentore.

Rektori Dema sipas DS,  në udhëheqjen e tij nuk ka arritur as edhe një të mirë në favor të universitetit duke keq menaxhuar me buxhetin e universitetit dhe duke u marruar me inate personale me disa profesorë të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me gjendjen e UP-së. “Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin e fundit ka humbur shumë lëndë në gjykata kënddrejtë profesorëve të cilëve i ‘u ka bërë padrejtësi nga vete Rektori dhe shumë prej tyre i kanë fituar lëndët në gjykata dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar direkt buxheti i UP-së, Andaj, duke pas parasysh që Rektori Dema nuk arriti të menaxhojë si duhet me Universitetin ose të jap dorëheqje ose le të shkarkohet nga Bordi i UP-së” shtoi Ramusa.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …