Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, thotë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. “Kjo forcë do të jetë multietnike, forcë e cila nuk do të paraqet kërcënim për asnjë vend, pasi do të jetë e ndërtuar me standarde të NATO-s”, ka theksuar Demolli gjatë një takimi me përfaqësuesit e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura. Ai ka shprehur përkushtimin e ministrisë që drejton dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë dhe stabilitetin e sigurisë në rajon dhe më gjerë. “Ne jemi të gatshëm për të kontribuar për paqen dhe për të mbështetur NATO-n në ruajtjen e paqes në rajon. Demolli e ka njoftuar delegacionin e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura mbi zhvillimet në fushën e sigurisë në vend si dhe kërcënimet me të cilat është duke u ballafaquar Republika e Kosovës, duke përmendur terrorizmin global, krizën e refugjatëve nga Siria dhe papunësinë në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …