Ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli ka qenë prezent në përmbylljen e ushtrimit fushor “Shqiponja 5”. Ai tha se qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor është që të testohen respektivisht të demonstrohet dhe dëshmohet dhe verifikohen në radhë të parë kapacitetet njerëzore, ushtarake të FSK-së dhe kapacitetet teknike për sfidat e ndryshme qoftë ato të karakterit humanitar por edhe te karakterit të sigurisë. “Ky demonstrim i këtyre kapaciteteve të FSK-së qofshin njerëzore dhe teknike është zhvilluar në praninë dhe vëzhgimin e vëzhguesve ushtarak të vendeve mike që kane qenë të pranishme gjatë ushtrimit. Kemi pas vëzhgues ushtarak nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia si dhe Sllovenia. Nga ajo që pamë ne mund të themi lirisht se FSK është e gatshme për t’i kryer funksionet aktivitetet dhe veprimtaritë e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore, që do të thotë ta ndërroj mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës”, tha Demolli. “Me qëllim të krijimit të një force e cila në të ardhmen do të jetë e gatshme që së bashku me qeverinë e Kosovës te integrohet në NATO dhe integrime tjera euroatlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …